Riinvest dhe USAID prezantojn qeverisjet komunale për zhvillim të bizneseve
Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp prezanton indeksin për qeverisje komunale për 38 komuna të Republikës së Kosovës, duke bërë vlerësimin e qeverisjes lokale në bazë të ambientit përkrahës për zhvillim të bizneseve.
Indeksi i Konkurentshmërisë së Komunave (IKK) i përkrahur nga USAIDi paraqet një prezantim thellësor të mjedisit afarist në Kosovë në nivelin lokal dhe matë cilësinë e qeverisjes lokale si një faktor me rëndësi në mundësimin e realizimit të potencialit ekonomik të Kosovës.
Gjetjet janë të bazuara në anketën e bërë me 3350 biznese nga të gjitha komunat.
Indeksi do t’u ndihmojë komunave në identifikimin e fushave ku duhen bërë përmirësime me qëllim të rritjes së investimeve, vendeve të punës, performancës së ndërmarrjeve dhe zhvillimit ekonomik.
MCI bazohet në mbledhjen e të dhënave primare përmes zhvillimit të anketave me 3350 firma në të gjitha 38 komunat e Kosovës.
Prezantimi i aktiviteti të IKK-së filloi për herë të parë në vitin 2011 dhe prej atëherë ka shërbyer si katalizator i reformave afariste në nivelin komunal dhe ka nxitur rritjen e komunikimit ndërmjet sektorit privat dhe qeverive locale gjegjëse të tyre.
Tryeza fillon me shpalosjen e rezultateve dhe vazhdon me një diskutim i hapur mbi qeverisjen lokale në Kosovë, si dhe shpërndarjen e certifikatave për 10 komunat e vlerësuara më së larti.
Kjo tryezë do të shënoj një hap të rëndësishëm në misionin e projektit MCI në Kosovë për të përqendruar diskutimin publik dhe politikëbërjen në nivel lokal, si dhe për të ndihmuar vendimmarrjen duke ofruar informacion ne lidhje me performancën në dimensionet kyçe të qeverisjes lokale.