Rigjallërohet ekonomia e Shqipërisë
Tiranë, 6 janar - Ekonomia shqiptare ka shfaqur shenja rigjallërimi në tremujorin e tretë të vitit 2012. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se në periudhën korrik-shtator, ekonomia ka shënuar një rritje me 2,7% krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Sektorët me performancën më të mirë kanë qenë Posta dhe komunikacioni, Industria dhe Shërbimet. Rënie të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë kanë pësuar sektori i Ndërtimit dhe Transporti.
Përsa i përket Bujqësisë ecuria ka qenë pozitive si në nivel tremujori ashtu edhe në atë vjetor.