19 Nëntor 2024

Richard theksoi interesin e kompanive franceze për të investuar në Kosovë

Prishtinë, 23 janar - Ministri i Financave Besim Beqaj priti sot senatorin Alain Richard me të cilin bisedoi mbi bashkëpunimin në fushën e ekonomisë ndërmjet dy shteteve. 

Ministri falënderoj Francën për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës në rrafshin politik dhe ekonomik.

Ministri Beqaj e njoftoi senatorin Richard  për mundësitë që i ofron Kosova në bashkëpunim doganor, bujqësi, industrinë përpunuese, sektorin e ujërave, shërbime arsimore e shëndetësore dhe në transport.

Pala franceze shprehi interesimin për të bashkëpunuar në çështje doganore dhe statistika dhe theksuan interesin e kompanive franceze për të investuar në sektor të ndryshëm.

Palët u dakorduan për të organizuar aktivitete të përbashkëta që promovojnë shkëmbimet tregtare ndërmjet dy shteteve.

Në takim morri pjesë edhe ambasadorja e Francës në Kosovë,  Maryse Daviet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)