06 Nëntor 2024

Rezultatet më të reja të ODIN 2017, Kosova shënon progres

Prishtinë, 7 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) tashmë ka marrë njoftimin e publikimit të rezultateve më të reja të Raportit vjetor të Open Data Inventory (ODIN) për shpërndarjen e statistikave zyrtare në format të hapur në nivel bote dhe ndarjeje kontinentale.

Ky vlerësim e rendit Kosovën në vendin e 68-të në nivel bote dhe në vendin e 8-të në nivel të Evropës Jugore.

Në tri fushat e anketuara, Kosova paraqitet të ketë bërë progres mjaft të madh në shpërndarjen e të dhënave statistikore në format të hapur, krahasuar me vitin 2016, si në nivel bote e 68-ta (që ishte e 82-ta në rend), ashtu edhe në nivel të Evropës Jugore e 8-ta (që ishte e 12-ta në rend). 

Nga vendet e Evropës Jugore, në ODIN 2017, Kosova lë pas Kroacinë, Maltën, Malin e Zi, Serbinë, Bonjë e Hercegovinën dhe Andorën.

Në vlerësimet e agreguara të Raportit vjetor ODIN 2017 janë përfshirë 21 kategori dhe 10 elemente, që karakterizojnë tri fusha kryesore të vlerësimit - statistikat sociale, statistikat ekonomike dhe statistikat e mjedisit.

Kurse, rezultatet janë të ndara në një shkallë nga 0 në 100. Në këtë vlerësim janë paraqitur 180 vende të botës, përfshirë edhe shumicën e vendeve të OECD-së.

ODIN është i vetmi vlerësim i mbulueshmërisë dhe qasjes së hapur i të dhënave në ueb-faqet e mirëmbajtura nga Zyret Kombëtare të Statistikave.  

Pas vlerësimit pozitiv ndërkombëtar të Sistemit Statistikor të Kosovës përmes Raportit “Peer Review 2017”, ky është edhe një vlerësim jashtëzakonisht pozitiv për Kosovën në përgjithësi dhe për ASK-në në veçanti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)