Rezervat ndërkombëtare të Rusisë arrinë 525 miliardë dollarë
Moskë, 8 nëntor - Vëllimi i rezervave ndërkombëtare të Rusisë arriti në nëntor në 525,5 miliardë dollarë. Kështu pra, që nga tetori rezervat janë rritur me rreth 9 miliardë dollarë.
Maksimumin historik prej 598 miliardë dollarë rezervat ndërkombëtare të Rusisë e arritën në fillin të gushtit të vitit 2008.
Ndërsa rënia maksimale e tyre deri në 376 miliardë dollarë u regjistrua në mes të marsit të vitit 2009, në kulmin e krizës globale financiare.
Rezervat ndërkombëtare përbëhen nga mjetet e konvertuara në valutë të huaj, të drejtat speciale të huazimit, pozicioni rezervë në FMN dhe ari monetar.