02 Nëntor 2024

Rezerva Federale ul normën e interesit me 0,5 për qind

Washington, 4 mars - Në SHBA, Rezerva Federale uli normën e interesit me 0,5 për qind, në përpjekje për të minimizuar dëmin që koronavirusi po i shkakton ekonomisë globale.

Ulja e interesit, e cila vjen pas uljeve nga bankat e tjera qendrore në të gjithë globin, ishte e para e sistemit bankar amerikan që nga viti i kaluar dhe ulja e parë urgjente e këtij lloji që nga kriza ekonomike e vitit 2008.

Kreu i Rezervës Federale, Jerome Powell tha se koronavirusi "paraqet rreziqe në evoluim për aktivitetin ekonomik".

Presidenti amerikan Donald Trump tha në Twitter se "Rezerva Federale po shkurton interesat, por duhet të lehtësohet më tej politikat fiskale, më e rëndësishmja, të vijë në një linjë me vendet / konkurrentët e tjerë. Ne nuk po luajmë në një fushë të barabartë. Jo e drejtë për SHBA. Ka ardhur më në fund koha që Rezerva Federale të luajë ROL UDHËHEQËS. Më shumë lehtësime dhe shkurtime!"

Masa e Bankës Qendrore e ul normën aktuale të interesit në nivelin nën 1.25 përqind, nga 1.75 përqind që është aktualisht.

Njoftimi i Rezervës Federale fletë për shqetësimin në rritje se COVID-19 po ndikon negativisht në aktivitetin ekonomik global dhe përfundimisht mund të shkaktojë një recesion në të gjithë botën.

Përhapja e virusit ka tronditur tregjet financiare botërore ndërsa çmimet e aksioneve u mbyllën javën e kaluar me rënien e tyre më të madhe javore që nga kriza financiare e vitit 2008.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)