Rezerva Federale e ShBA-së ruan të pandryshuar normën e interesit
Washington, 22 shtator - Rezerva Federale Amerikane (FED) njoftoi të mërkurën ruajtjen e nivelit të normës së interesit të fondit federal midis 0.25%-0.5%. Sipas FED-it, tani janë shtuar kushtet për ringritjen e normës së interesit.
Në një deklaratë, rezerva thotë se që nga fundi i korrikut, tregu i punësimit ka vazhduar të përmirësohet, niveli i inflacionit mbetet nën 2% dhe rritja ekonomike është pak më shpejtë se në gjashtëmujorin e parë.
Ndërkohë, konsumi i qytetarëve vazhdon të jetë i fortë, por niveli i investimeve nga ndërmarrjet ende është i dobët.