Rezerva Federale e ShBA-së paralajmëron rritjen e normës së interesit
Washington, 18 nëntor - Treguesit e ekonomisë së ShBA-së po përmirësohen dhe po shkojnë në drejtimin e parashikuar, tha të enjten kryetarja e bordit të Rezervës Federale Janet Yellen. Ajo shtoi se rezerva është pranë rastit të rritjes së normës së interesit.
Yellen tha se këtë vit, tregu i punësimit ka pasur përmirësim të vazhdueshëm, përqindja e inflacionit ka shënuar një rritje të lehtë, ndërsa parashikohet që ekonomia të rritet në mënyrë të qëndrueshme.
Ajo paralajmëroi rrezikun e rritjes me vonesë të normës së interesit dhe theksoi se mbajtja e normës në një nivel të ulët për një kohë të gjatë do ta detyrojë rezervën të kryejë lëvizje të menjëhershme duke rrezikuar rritjen ekonomike.