16 Nëntor 2024

Rezerva Federale e SHBA-së nuk rrit normën bazë të interesit

Prishtinë, 29 tetor - Bordi i Anëtarëve të Sistemit të Rezervës Federale të ShBA-së (FRS) njoftoi të mërkurën se vendosi të ruajë nivelin ekzistues të normës bazë të interesit për të konsoliduar më tej tregun e punësimit dhe qëndrueshmërinë e çmimeve.

Pas mbledhjes së rregullt mbi politikën monetare të mërkurën, Rezerva Federale tha se ekonomia amerikane po zgjerohet në mënyrë të ngadaltë, konsumi familjar e investimet fikse të ndërmarrjeve kanë pasur rritje të qëndrueshme, ndërsa tregu i pasurive të paluajtshme është përmirësuar më tej.

Rezerva Federale ritheksoi se ngritja e normës bazë do të zbatohet vetëm kur të përmirësohet më tej tregu amerikan i punësimit dhe kur tregohet më shumë besim për realizimin e objektivit të inflacionit të mesëm prej 2%.

\"Tani ekonomia amerikane dhe tregu i punësimit ndodhen në gjendjen e ekuilibruar, por Rezerva Federale do të ndjekë me vëmendje ndryshimin e gjendjes ekonomike jashtë vendit,\" thuhet në njoftim.

Rezerva aludoi se do të diskutojë për ngritjen e normës bazë në mbledhjen tjetër të rregullt mbi politikën monetare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)