08 Nëntor 2024

Rezerva Federale e ShBA-së mban të pandryshuar normën e interesit

Washington, 3 nëntor - Rezerva Federale e ShBA-së njoftoi mbajtjen të pandryshuar të normës bazë të interesit midis 0.25 deri 0.5 për qind dhe në të njëjtën kohë, u shpreh se po forcohen vazhdimisht kushtet për rritjen sërish të interesave.

Në përfundim të mbledhjes së politikës monetare të mërkurën, rezerva tha se tregu amerikan i punësimit po vazhdon të përmirësohet dhe rritja ekonomike është shtuar në krahasim me gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Konsumi i familjeve vazhdon të shtohen në mënyrë të ngadalë, ndërsa investimet e ndërmarrjeve në kapitale fikse mbeten sërish të dobëta.

Në deklaratë thuhet se gjatë këtij viti, përqindja e inflacionit në ShBA është rritur pak, por mbetet ende më i ulët se objektivi i parashikuar prej 2 për qind.

Në krahasim me deklaratën e mëparshme, bordi i Rezervës Federale ka hequr shprehjen \"niveli i inflacionit do të ruajë nivelin e ulët gjatë një periudhë të afatshkurtër\", gjë që tregon se është shtuar disi besimi i këtij bordi për rritjen e vazhdueshme të inflacionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)