Rezerva Federale Amerikane shtrëngon politikën monetare
Washington, 21 shtator - Rezerva Federale e ShBA-së njoftoi se që nga tetori i këtij viti do të fillojë pakësimin e kapitaleve duke mbajtur një shumë të përgjithshme prej 4.5 trilionë dollarësh, me qëllim shtrëngimin e gradual të politikës monetare.
Në të njëjtën kohë, Rezerva Federale Amerikane njoftoi se do të ruajë të pandryshuar normën e interesit të fondit federal prej 1 deri 1.25 për qind.
Që nga dhjetori i vitit 2015, kur Rezerva rriti për herë të parë interesat pas krizës monetare, ka rritur gjithsej 4 herë interesat me 100 pikë bazë.