08 Nëntor 2024

Rezerva Federale Amerikane rritë nivelin e normës së interesit

Washington, 16 mars - Rezerva Federale Amerikane (Fed) njoftoj se do të rritë nivelin e normës së interesit për fondet federale me 25 pikë bazë, nga 0.75% në 1%. Kjo është rritja e tretë e normës së interesit që nga fillimi i krizës financiare globale dhe parashikohej gjerësisht nga tregu.

Fed-i publikoi një deklaratë pas takimit të vet mbi politikat monetare, ku shprehet se treguesit ekonomikë që nga muaji shkurt tregojnë se tregu i punës në ShBA është në rritje, konsumi familjar vazhdon rritjen e moderuar, investimet korporative në asete fikse janë duke u stabilizuar dhe ekonomia në përgjithësi ka në rritje të moderuar.

Presidentja e Fed-it Janet L. Yellen u shpreh para mediave se parashikohet që niveli i interesit sivjet të rritet tre herë, një shifër më e vogël në krahasim me të kaluarën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)