03 Maj 2024

Rexhepi cakton tarifat e çmimeve për pasaportë biometrike

Prishtinë, 6 tetor - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka marrë vendim për përcaktimin e tarifave të çmimeve për pasaportë biometrike të Republikës së Kosovës.

Për marrjen e Pasaportës biometrike të Republikës së Kosovës, qytetari duhet të paguajë, shumën si në vijim:

·    Për marrjen e pasaportës për herë të parë, çmimi është 30 euro;
·    Për marrjen e pasaportës të humbur, apo dëmtuar, për ndërrim apo ripërtëritje të dhënave, çmimi është 35 euro;
·    Për marrjen e pasaportës për fëmijë deri në moshën 3 vjeç, çmimi është 20 euro;
·    Për marrjen e pasaportës për fëmijë prej 3 deri në 18 vjeç, çmimi është 25 euro;
·    Për marrjen e pasaportës diplomatike, çmimi është 50 euro;
·    Për marrjen e pasaportës zyrtare, çmimi është 35 euro.

Çmimi i pasaportës biometrike për pensionistët është 20 euro.

Ky vendim është marrë duke u mbështetur në nenin 145 (pika 2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke marrë parasysh nenet 4, 21, 22 të Ligjit për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës, si dhe duke u bazuar në nenin 8 (paragrafi 1.4) dhe Shtojcën 3 të Rregullores për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive, si dhe në Ligjin për dokumente të udhëtimit.

Për zbatimin e këtij vendimi obligohet Agjencia e Regjistrimit Civil. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)