05 Maj 2024

Reuters: Imazhi i Kosovës, investitorët në dilemë

Baltimore, 24 mars - Kundërshtimet e imazhit të krijuar për kryeministrin dhe presidentin e Kosovës nuk do ti pengojnë investitorët të investojnë në Kosovë. Këtë e ka lënë të kuptohet, zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari Lila, e cila po merr pjesë në një samit në Baltimore të SHBA-së.

Sipas Reuters, zëvendëskryeministrja e Kosovës citohet të ketë thënë se "bizneset do të shohin se institucionet e Kosovës dhe sistemi legjislativ janë duke funksionuar mirë dhe për të punuar drejt përmirësimit të rritjes ekonomike".

Ajo pretendon se investitorët nuk do të përqendrohen në një raport në dhjetorin e 2010 nga Këshilli i Evropës për pretendimet e krimeve nga kryeministri Thaçi.

"Duhet të sigurohemi që ne paraqesim fakte dhe shifra dhe nuk tregojmë histori për atë që ndodhi 11 vjet më parë, ose 12 vjet më parë," tha ajo duke shtuar se një komb i tërë nuk mund të mbahet peng nga një histori që dikur ata ishin një viktimë.

Gjithashtu zëvendëskryeministrja e Kosovës ka theksuar se nuk ka prova për të mbështetur Raportin e Martit ndërsa shtoi se fjalët që presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli-dhe lidhjet e tij të biznesit me Kremlinin i takojnë së kaluarës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)