Republika e Kosovës emeton obligacione shtetërore 10 vjeçare
Prishtinë, 27 korrik - Ministria e Financave njofton se më 30 korrik 2018 do të mbahet ankandi i parë për emetimin e Obligacionit 10 vjeçar, në vlerë prej 10 milionë euro, i cili zhvillohet përmes Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Investimi në Obligacione është investim i sigurt i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi fiks i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (10 vite), i pagueshëm çdo 6 muaj dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
Ky instrument para se gjithash u dedikohet individëve dhe subjekteve që kanë plane për kursime më afatgjata dhe jo vetëm, dhe ka efekte pozitive të shumanshme ekonomike dhe financiare.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.