Rënie e madhe e investimeve të huaja në Egjipt
Kajro, 8 prill - Investimet e huaja direkte në Egjipt sivjet do të bien për mbi 40 për qind, bëhet e ditur në vlerësimin e përfaqësuesit të Qeverisë egjiptiane përgjegjës për investime, Osama Saleh.
Protestat masive në muajin shkurt me të cilat u shkarkua presidenti egjiptian Hosni Mubarak, shkaktuan rënie të vizitave turistike në shtet, pas çka vijoi edhe një valë e protestave që sollën deri te zvogëlimi i prodhimtarisë.
Rritja e evidentuar e kriminalitetit dhe brengosja për shkak të situatave në ekonominë kombëtare edhe më tutje ndikojnë negativisht mbi disponimin e investitorëve të huaj.