Rënie e besimit afarist në SHBA
New York, 29 korrik - Besimi i amerikanëve në ekonominë vendore vazhdoitë bie edhe gjatë këtij muaji edhe përkundër faktit që në Wall Streetështë shënuar rritje e dukshme e aksioneve të kompanive të mëdha.
Indeksi i besimit afarist në korrik shënoi rënie në 50,4 prej 54,3 sa ishte muajin paraprak, përderisa në maj indeksi i besimit arrinte 62,7.
Rënia më e re e besimit afarist sqarohet me druajtjen për ruajtjen e vendeve të punës, si dhe rritjen e rrallë të pagave.
Është e domodoshme që indeksi i besimit afariste të arrijë së paku 90 për qind që të bëjë të ditur për një ekonomi të shënooshë, ndërsa për herë të fundit kjo është regjistruar në dhjetor të vitit 2007.
Analistët ekonomikë bëjnë të ditur se popullata shpesh ka pikëpamje të ndryshme ndaj ekonomisë nga zhvillimet në bursë.
Rritja më e re e profitit të kompanive në shumicën e rasteve ka të bëjë me zvogëlimin e shpenzimeve, përmes përjashtimeve dhe shitjes së pasurisë.
Rënia e dytë me radhë e indeksit të besimit afarist është brengosëse, meqë sipas ekspertëve, shërimi i shpejtë dhe i qëndrueshëm i ekonomisë është i pamundshëm pa konsumatorët amerikanë.