Rënie drastike e besimit të konsumatorëve në eurozonë

Bruksel, 21 shkurt - Gjatë muajit shkurt besimi i konsumatorit në eurozonë ka rënë ndjeshëm, duke shënuar rënien e tij të parë për këtë vit, që nga dhjetori i vitit të kaluar.
Komisioni Evropian komenton gjendjen e besimit të konsumatorit në eurozonë, duhe iu referuar shifrës -12.7, krahasuar me muajin janar, kur besimi i konsumatorit ishte -11.7.
Këto shifra kanë befasuar ekonomistët, shumica e të cilëve pritnin një rritje të besueshmërisë.
Në të gjitha vendet anëtare të BE-së raportohet rënie e besimit të konsumatorëve, por në një masë më të vogël se sa në eurozonë. (Eda Merepeza)