15 Nëntor 2024

Rënia e çmimit të mallrave kërcënon ekonominë e botës

Washington, 31 dhjetor - Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar ka shprehur shqetësime serioze në lidhje me gjendjen ekonomike të botës në vitin 2016.

Christine Lagarde, shefja e FMN-s, të mërkurën në lidhje me zhvillimin ekonomik të botës në vitin 2016, ka deklaruar se ky zhvillim do të jetë zhgënjyes dhe shkaku i kësaj gjendje janë veprimet që destabilizojnë ekonominë e disa vendeve të botës duke përfshirë këtu edhe ekonominë e Amerikës.

Rritja e përfitimit të kredisë nga qeveria e Amerikës dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike të Kinës janë faktorë destabilizues në ekonominë e botës, prandaj niveli i shkëmbimeve tregtare në botë ka shënuar rënie në mënyrë të paparë deri më tani.

Lagarde në fund ka theksuar se rënia e çmimit të mallrave është rrezik tjetër që kërcënon ekonominë e botës dhe indekset monetare në shumë vende të botës kanë shënuar rënie për shkak të kërcënimeve financiare me të cilat përballen tregjet e ekonomive të reja të botës.

Rënia e nivelit të prodhimit, rritja e moshës së njerëzve në vendet e zhvilluara dhe pasojat e periudhës pas krizës, konsiderohen faktorë të tjerë që pengojnë rritjen ekonomike në botë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)