17 Nëntor 2024

Rënia e çmimeve të naftës do të rimëkëmbë ekonominë globale

Washington, 3 dhjetor - Presidentja e FMN-së Christine Lagarde theksoi se rënia e çmimeve të naftës paraqet një rrezik serioz për eksportuesit e naftës dhe gazit, duke përfshirë edhe Rusinë.

Lagarde ka deklaruar se rënia e çmimeve të naftës do të rimëkëmbë ekonominë globale.

Ajo theksoi se rënia e çmimeve të naftës paraqet një rrezik serioz për eksportuesit e naftës dhe gazit, duke përfshirë Rusinë.

\"Çmimi i naftës, i cili në muajt e fundit, shënoi rënie për 30 për qind do të kontribuojë në rritjen prej 0,8 për qind në vendet e zhvilluara që janë importuesit e naftës\", tha Lagarde.

Besohet se rënia e çmimeve të naftës në veçanti do të ketë ndikim negativ për Rusinë dhe ekonominë e saj.

“Rënia e çmimeve është një kërcënim serioz për paqëndrueshmërinë tashmë ekzistuese të Rusisë. Ne do të shohim se çfarë përgjigje Rusia do të jap në lidhje me këtë situatë,” ka deklaruar presidentja e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ajo shtoi se rënia e çmimeve të naftës do të ndikojë negativisht edhe në zhvillimin e Iranit, Venezuelës dhe disa vende tjera të Afrikës.

Gjithashtu besohet se anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) do të mund të përballen me një deficit buxhetor në rast se vazhdon rënia e çmimeve të naftës në botë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)