26 Dhjetor 2024

Rënia e aktivitetit ekonomik shkaku i koronavirusit ka goditur edhe Kosovën

Prishtinë, 23 nëntor - Instituti Riinvest organizon sot debatin i cili do të përqendrohet në gjetjet e raportit hulumtues “Përballja me COVID 19” qe pasqyron trendin e ecurive ekonomike e  sociale shëndetësore si dhe përgjigjet për tu përballur me te me politikat qeveritare dhe te institucioneve te tjera.

Ky raport ka për qëllim vlerësimin e kushteve në të cilat po zbatohet Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike të aprovuar nga Qeveria, efektivitetit në zbatimin e tij dhe trendët ekonomikë socialë të ndërlidhur me të.

Riinvest vlerëson se rënia e aktivitetit ekonomik nën ndikimin e masave shtrënguese dhe pasojave shëndetësore nga infektimet po paraqitet një dukuri globale, ndaj e ka goditur edhe Kosovën.

Raporti thekson se nga një rritje e parashikuar ekonomike për vitin 2020 prej 4.7 %9, Qeveria e Kosovës në kuadër të vlerësimeve të nevojshme për rishikimin e Buxhetit të 2020-s dhe për aprovimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike të ndërlidhur me efektet e COVID-19, reduktoi parashikimet e rritjes ekonomike në përmasat e një tkurrjeje të Produktit Vendor Bruto (GDP) prej 3%.

Që atëherë ky fakt sipas raportit te Riinvest u konsiderua si një version optimist në kra-hasim me vlerësimet e FMN-së dhe gjithashtu vlerësimet tona që parashihnin tkurrje rreth 5%.  

''Ndonëse ende flasim për vlerësime paraprake dhe parashikime 10, rënia e aktivitetit ekonomik duket se do të jetë dukshëm më e shprehur'', thekson raporti i Riinvest.

 Të dhënat zyrtare me vlerësimet e GDP-së në tremujorin e dytë të vitit 2020 në krahasim me tremujorin përkatës të vitit 2019 sipar Riinvest indikojnë për një tkurrje të GDP-së prej 9,3%, ndërkaq në nivel vjetor prej 8%.

Sipas kumtesës përkatëse të ASK-së, tkurrja është reduktuar nga një rritje e vlerës së re në veprimtaritë si prodhimi primar në bujqësi, te furnizimi me energji elektrike, furnizimi me ujë, shërbi-met shëndetësore dhe shërbimet e tjera dhe kjo ka reduktuar rënien e përgjithshme të GDP-së, e cila më e shprehura ka qenë në ndërtimtari (45%), transport (48%), hotele dhe restorante (64%).

Intervistat me 35 biznese nga sektorë të ndryshëm të realizuara në korrik vlerësojnë një tkurrje më të madhe thuaja në të gjithë sektorët sesa që pasqyrohet në kumtesën e ASK-së.

Një indikator tjetër që ilustron rënien e aktivitetet të bizneseve sipas Riinvest është edhe konsumi i energjisë.

Sipas kumtesës së përmendur të ASK-së del se konsumi i energjisë në biznese në periudhën prill - qershor (TM2), ka rënë 13.7% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Ndaj, duket se parashikimi i Bankës Botërore për një tkurrje prej 8,8% në nivel vjetor në krahasim me 2019-ën është ajo që mund të konsiderohet më reale, nëse jo edhe optimiste.

Kjo aq më tepër kur intervistat tona me udhëheqës të bizneseve tregojnë për një rënie të optimizmit, ose më mirë të thuhet gjendja përcillet me një pesi-mizëm prezent për situatën dhe pritjet e tyre, të ndikuar më së shumti me vonesat në zbatimin e Programit të rimëkëmbjes të paralajmëruar nga Qeveria, i cili edhe pas katër muajve dhe shumë tentimeve mbetet ende për t’u aprovuar, me një pasiguri nëse kjo do të ndodhë shkaku i polarizimit të forcave politike në Kuvend.

Ndërkaq ndikimi më rrënues i COVID-19 sipas raportit te Riinevest ka qenë në aktivitetin investues.

Formimi i kapitalit bruto ka rënë dukshëm në tremujorin e dytë të vitit 2020, në krahasim me vitin 2019, dhe atë për rreth 43%.

Raporti thekson se sikur të mos ishte një ritëm i vazhdimit të investimeve publike kjo rënie do të ishte edhe më rrënuese.

Investimet private kanë pësuar rënie drastike dhe të shumtën janë ndërprerë fare gjatë tremujorit të dytë.

Situata duket më e mirë në sektorin e jashtëm, përkatësisht në këmbimin e mallrave ku kemi një zvogëlim të bilancit negativ tregtar në sektorin e mallrave të ndikuar nga rritja e eksportit (11%), dhe zvogëlim të importit (14%) në periudhën prill shtator 2020.

Rritja e eksportit mund të konsiderohet si një befasi, megjithatë pozitive në këtë situatë. Sipas të dhënave nga ASK-ja, në rritjen e vlerës së eksporteve brenda tremujorit të dytë (TM2) kanë kontribuar më së shumti produktet e industrisë kimike, letër e artikuj prej letre, tekstilet, makineritë e pjesët e tyre, artikuj të ndryshëm të prodhuar.

Këtu duhet përmendur edhe eksportin e ndjeshëm të energjisë, i cili brenda kësaj periudhe është rrit-ur 3.7 herë në krahasim me periudhën prill-shtator 201917.

Sipas burimit të njëjtë të të dhënave, shu-mica e sektorëve importues kanë pësuar rënie e veçanërisht produktet e kafshëve dhe produkteve me origjinë shtazore, letër e artikuj letre, tekstilet, ushqimet e pijet, produktet  drurit, metalet bazë e artikujt prej tyre, makineri e pajisje, mjete të trans-portit dhe artikujt e përgjithshëm.

Megjithatë, duket se ndikim më të madh ka pasur te rënia e importit të naftës dhe duhanit në sasi dhe vlerë.

Në saje të kësaj kemi një rritje të mbulueshmërisë së importit me eksporte të mallrave, e cila tani arrin afro 15%, për dallim nga periudha më herët (10-12 %).

Megjithatë, kjo nuk e përmirëson dukshëm deficitin në bilancin tregtar të Kosovës duke marrë parasysh se eksporti i shërbimeve ka pasur një peshë më të madhe në eksportet e Kosovës dhe brenda kësaj periudhe ka pësuar rënie të dukshme, kryesisht për shkak të mungesës së efekteve pozitive të shpen-zimeve për mallra dhe shërbime nga kosovarët që janë rezidentë në botën e jashtme (Diaspora), për shkak të reduktimit të tyre të ndjeshëm në Kosovë gjatë verës.

Raporti i Riinvest vlereson se kjo ka bërë që të përkeqësohet duk-shëm bilanci tregtar i shërbimeve me jashtë.

Derisa në vitin 2019 brenda periudhës janar – gusht Kosova kishte një bilanc pozitiv në këtë fushë prej rreth 790 milionë euro, kjo gjatë vitit 2020, në të njëjtën periudhë është reduktuar në rreth 300 milionë18, e që do të thotë se ndikimi negativ i COVID-19 te shpenzimet e Diasporës në Kosovë do të jetë rreth 400-450 milionë euro.

Riinvesot kondsideron se këto ndikime negative në rënien kaq të ndjeshme të shitjes së produkteve dhe shërbimeve vizitorëve nga jashtë e Diasporës janë zbutur pjesërisht me trendin pozitiv të dërgesave të emigrantëve për-katësisht remitancave.

Kështu në periudhën janar - gusht 2020 remitancat kanë shënuar një rritje domethënëse prej 28.8% apo 711 milionë euro ndaj 552 milionë euro në krahasim me periudhën për-katëse të vitit 201919.

Gjithashtu gjatë periudhës janar – qershor, përtej pritjeve, ka pasur një rritje të investimeve të jashtme direkte (IJD) nga 110 (2019) milionë euro në 164 milionë (2020) euro dhe ato kryesisht kanë pasur të bëjnë me investimet në shërbimet financiare, energji e miniera, duke e kompensuar pak a shumë rënien e madhe të IJD në sektorin e patundshmërisë dhe ndërtimtarisë20.  

Gjithë këto zhvillime kanë ndikuar te një zvogëlim të deficitit të llogarisë rrjedhëse dhe kapitale në bilancin e pagesave nga 294 milionë euro në rreth 228 milionë (23%).

Riinvest bën të ditur se sistemi financiar dhe ai bankar brenda tij mbetet më pak i ndikuar nga COVID-19, stoku i depozitave dhe kredive ka vazhduar të rritet, ndonëse me din-amikë më të ngadalshme, kurse performanca dhe kthimet në asete e kapital janë relativisht të lar-ta, ndërsa kreditë e këqija mbesin dukshëm më të ulëtat në rajon.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)