Ren: Portugalisë do t`i duhen 80 miliardë euro
Bruksel, 9 prill - Komisioneri i Bashkimit Evropian për Çështje Financiare, Oli Ren tha se vlerësimet preliminare tregojnë se Portugalisë do t`i nevojitet ndihmë financiare prej rreth 80 miliardë euro.
Në takimin e ministrave të financave të BE-së në Hungari, Ren tha se shpreson që marrëveshja përfundimtare do të arrihet nga mesi i majit.
Portugalia është vendi i tretë i BE-së, pas Irlandës dhe Greqisë, që e merr ndihmën nga BE-ja për shkak të krizës financiare globale.