14 Janar 2025

Remitencat sivjet kanë shënuar ulje

Prishtinë, 8 korrik - Dërgesat e mërgimtarëve kosovarë kanë qenë për 6 milionë më të ulëta gjatë tremujorit të parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kështu thotë zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës.

Ndërkaq njohësit e çështjeve ekonomike thonë se ato nuk do të pësojnë rënie të madhe, pasi pjesa më e madhe e mërgimtarëve tanë jetojnë në vendet që nuk janë prekur nga kriza ekonomike.

Të hyrat nga remitencat vazhdojnë të jenë burim i rëndësishëm i financimit në Kosovë. Por në bazë të statistikave të Bankës Qendrore të Kosovës, ato kanë pësuar rënie gjatë çerekut të parë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kështu thotë Bedri Zymeri, udhëheqës i divizionit të bilancit të pagesave në BQK.

“Në bazë të vlerësimeve tona për tremujorin e parë të vitit 2012, të hyrat nga remitencat kanë qenë rreth 120 milionë euro, në periudhën e njëjtë të vitit paraprak kemi pasur 126 milionë, pra rreth 6 milionë më pak”, theksoi Zymeri për Radio Kosovën.

BQK-ja nuk i ka proceduar ende të dhënat e tremujorit të dytë. Megjithëkëtë, Zymeri thekson se mund të vazhdojë trendi rënës i tyre.

“Është fat i mirë që emigrantët kosovarë jetojnë kryesisht në vendet të cilat janë duke performuar më mirë, por efekti i krizës financiare në këto vende me siguri do të ndikojë në fluksin e të ardhurave që vijnë nga remitencat”, tha ai.

Zymeri sqaron se dërgesat e kosovarë që punojnë në Afganistan në bilancin e pagesave nuk regjistrohen si remitenca, por te kompensimi i punëtorëve, e që për ketë periudhë arrijnë në rreth 20 milionë euro.

Njohësit e çështjeve ekonomike thonë se remitencat në Kosovë nuk do të pësojnë rënie të madhe, sikurse ka ndodhur në Shqipëri, ku pjesa më e madhe e emigrantëve jetojnë në Greqi, e cila është goditur rëndë nga kriza. Drejtori i Institutit Gap, Agron Demi.

“Nëse shikojmë strukturën e remitencave në Kosovë del se dy vendet e para janë Gjermania dhe Zvicra, me pjesëmarrje rreth 60 për qind tqë remitencave, dhe këto dy shtete për momentin nuk janë duke u përballë me krizë dhe nuk pritet që Kosova të goditet sikurse Shqipëria”, theksoi Demi për Radio Kosovën.

Ndryshe në Kosovë remitencat kanë qenë konstante; gjatë vitit 2007-515 milionë euro, në vitin 2008-608 milionë, kurse gjatë tri viteve, 2009, 2010 dhe 2011 ato kanë arritur në rreth 585 milionë euro. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)