08 Nëntor 2024

Remitancat në Shqipëri ulen me 7.2 për qind

Tiranë, 15 shtator - Të ardhurat nga emigrantët në tremujorin e dytë të këtij viti shënuan vlerën e 154 milionë eurove, ose 5% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Për të gjithë 6-mujorin e parë të vitit, remitancat kishin vlerën e 282 milionë eurove, 7.2% më pak krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Sipas ekspertëve bankar, në afatin e gjatë, remitancat kanë nisur një tendencë rënëse, fenomen ky i natyrshëm, që lidhet me shkëputjen graduale të lidhjeve mes emigrantëve që kanë ndërtuar jetën e tyre jashtë dhe Shqipërisë.

Ndërkohë një burim i rëndësishëm për ekonominë shqiptare, që po zëvendëson remitancat janë investimet e huaja direkte.

Ky tregues sipas Bankës së Shqipërise po konsolidon rritjen e qëndrueshme duke u bërë faktor kryesor në rritjen ekonomike të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)