07 Nëntor 2024

Remitancat në Shqipëri gjatë 2016 arritën në 615 milion euro

Tiranë, 4 prill - Remitancat në ekonominë shqiptare në vitin 2016 arritën në 615 milion euro, me një rritje prej 17 milion eurosh, ose 2.8% krahasuar me vitin 2015 njoftoi të hënën Banka e Shqipërisë.

Në dy vitet e fundit, remitancat kanë regjistruar një rritje të lehtë, që ka pasuar rënien e tyre gjatë krizës financiare.

Në gjysmën e parë të vitit 2016 pati një rënie të remitancave, por gjendja u përmirësua gjatë gjysmës së dytë të vitit, kur pati një prirje pozitive.

Ekspertët e Bankës së Shqipërisë në raportin e tyre të fundit të botuar të hënën theksojnë se rritja e remitancave u raportua në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, duke arritur në 165 milion euro. Megjithatë disa shifra janë larg kulmit prej 950 milion eurove të remitancave, të raportuara nga kjo Bankë para një dekade.

Sipas BSH-së, viti 2016 ishte pozitiv për investimet direkte të huaja, të cilat thyen rekordin e vitit 2013, në vlerën 959 milion euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)