18 Nëntor 2024

Remitancat ishin 621 milionë euro

Prishtinë, 31 korrik - Open Data Albania ka kryer një përditësim të vlerave për remitanca në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës duke analizuar periudhën 2008-2013.

Remitancat janë flukse hyrëse dhe dalëse paraje pa kundërshpërblim për ose nga jashtë vendit. Në rastin e dy shteteve të mara në analizë, ato përkojnë kryesisht me para të emigrantëve të sjella në atdhe si ndihmë për të afërmit apo fond kursimi dhe investimi.

Të dhënat për realizimin e këtij artikulli janë marrë nga Banka Qendrore e Kosovës dhe Banka e Shqipërisë.

Gjatë harkut kohor të gjashtë viteve analiza hulumtuese e ODA vë re se deri në vitin 2012 dërgesat e parave që kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë i tejkalojnë ato drejt Kosovës.

Viti 2013 shënon një rënie për Republikën e Shqipërisë ndërsa vazhdojnë të rrisin dërgesat drejt atdheut diaspora kosovare. Gjatë vitit 2013 shtetasit kosovar emigrantë kanë dërguar drejt vendit të tyre 621 milionë euro, ndërsa shtetasit shqiptar vetëm 497 milionë euro.

Open Data Albania hulumton re se shteti nga i cili emigrantët kanë dërguar më shumë para drejt Kosovës gjatë këtyre viteve është Gjermania. Në vitet 2008-2013 nga ky shtet janë dërguar mesatarisht 210 milionë euro nga emigrantët kosovarë.

Kjo shifër vjen dhe si rezultat i numrit të lartë të emigrantëve kosovarë në Gjermani. Vend të dytë zë diaspora kosovare në Zvicër me 147.4 milion euro.

Ndryshe nga Kosova ku peshën kryesore të remitancave e mbartin Gjermania e Zvicra, në Shqipëri remitancat më të larta shënohen me Greqinë e Italinë.

Nëse në vitin 2011 janë dërguar nga Gjermania drejt Kosovës 194 milionë euro, nga ky shtet drejt Shqipërisë në po këtë vit janë dërguar vetëm 8 milionë euro.

Gjatë vitit 2013 peshën kryesore të remitancave për Kosovën e mbart Gjermania me 34% të totalit, pasuar nga Zvicra me 24%.

Shtete të tjera me remitanca mbi 20 milionë euro janë dhe Italia, Austria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Sllovenia.

Republika e Shqipërisë ka numër më të lartë të popullsisë kundrejt Kosovës. Dy shtetet ballkanike nuk kanë statistika të qarta mbi numrin e emigrantëve të tyre dhe për rrjedhojë nuk mund të krahasojmë në numër diasporën e vendeve përkatëse.

Duke u nisur nga vlerat e rikthyera në shtetet e origjinës mund të themi se diaspora kosovare ka lidhje ekonimke më të ngushta me shtetin amë, sikundër edhe fuqizim ekonomik më të mirë se diaspora e krijuar nga emigrimi i shtetasve të Republikës së Shqipërisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)