Rekordi i ri i papunësisë në Evropë
Bruksel, 3 gusht - Me thellimin e pandalshëm të krizë ekonomike në Evropë, shumë kompani dhe fabrika janë detyruar të largojnë nga puna qindra mijëra persona dhe në këtë mënyrë statistikat për të papunët kanë arritur shifrat më të larta gjatë dekadave të fundit në kontinentin e gjelbërt.
Tregu gjerman i punës në korrik shfaqi shenja të një zhvillimi më të ngadaltë, bëri të ditur sot Agjencia Federale e Punësimit, që megjithatë konsideron se ka mbetur përgjithësisht në nivele pozitive.
\"Përqindja e papunësisë, që ishte në ulje për disa muaj, në Gjermani, u rrit përsëri në 6,8 për qind, kundrejt 6,6 për qind, në qershor\", sipas agjencisë.
Kurse në mesin e shteteve anëtare të zonës euro papunësia ka kapur shifrën 17 milionë e 800 000 persona të papunë.