16 Nëntor 2024

Rekordi i bankave, 53 milionë euro fitim

Prishtinë, 16 shtator - Sivjet për shtatë muaj bankat komerciale kanë fituar aq sa në të kaluarën nuk arrinin të fitonin për dy vjet. Ky është rekordi i fitimeve te bankat komerciale që nga paslufta, ku për 7 muaj kanë realizuar 53 milionë euro fitime të pastra.

Bazuar në të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti, bankat në Kosovë fituan 52.6 milionë euro, derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ato kishin fituar vetëm 31.5 milionë euro.

Fitimi që kanë arritur bankat në gjysmë e parë të këtij viti pothuajse është i barabartë me fitimin që ato realizuan gjatë vitit që lamë pas, i cili ishte 60 milionë euro

Sipas të dhënave zyrtare të BQK-së, në shtatë muajt e parë të këtij viti të hyrat e bankave janë 139.9 milionë euro, derisa në periudhën e njëjtë të vitit që lamë pas ato kanë qenë më të larta për 2.8 milionë euro. Po ashtu, edhe të hyrat nga interesi sivjet janë më të vogla në raport me vitin paraprak.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)