Rejtingu kreditor në Maqedoni mbetet stabil
Shkup, 27 gusht - Vlerësimi i një raporti të ri nga agjensioni për rejting "Standard & Poors" rejtingu kreditor i Republikës së Maqedonisë, është si pasojë I ndyshimeve në metodologjinë e re që e ka vendosur agjensioni që nga 30/06/2011, me çka ndryshon vlerësimi i shtetit dhe në bazë të cilit, diferenca midis valutës vendase dhe të huaj do të tentojnë të bjerë, thonë nga Ministria për Financa (MF).
Nga atje shpjeguan se vlersimi I valutës së huaj mbetet I njejtë , gjegjësisht BB(stabil),si deri më tani.
""Pra, nuk ka ndryshim në aftësinë e Republikës së Maqedonisë për servim të detyrimeve të saja kundrejt shteteve të jashtme' njoftojnë nga Kabineti i Ministris së Financave dhe zëvendës kryeministri Zoran Stavreski.
Agjensioni "Standard dhe Purrs" mbrëmë e ka ulur rejtingun për Republikën e Maqedonisë,për borxhin afat gjatë të valutës vendase prej "BB+" në "BB", që të ketë mundësi gjatë ndryshimeve në metodologji për vlersim ti barazojë me huamarjen e valutave të huaja.
Gjithashtu u konfirmua edhe rejtingu i tanishëm i Maqedonisë për huamarrjen afat-gjatë të valutës së huaj (BB).Janë konfirmuar edhe rejtingjet e huamarrjes afatshkurte,për "B" dhe vlerësimi i transferimit dhe këmbyeshmërisë në "BB +". Prognoza për Maqedoninë është e qëndrueshme.