12 Janar 2025

Reichenbach: Kriza në Greqi nuk ka arritur ende kulmin e saj

Bruksel, 25 nëntor - Shefi i Komisionit special të BE-së për Greqinë, Horst Reichenbach, theksoi se, kriza në Greqi nuk ka arritur ende pikën e saj më të lartë dhe do të vazhdojë të përforcohet.

Vlerësimi i parë i Komisionit të BE-së për perspektivat e zhvillimit ekonomik të Greqisë nuk parashikon rritje edhe gjatë vitit 2012, deklaroi Reichenbach në një intervistë për gazetën “Uellt”.

Reichenbach ndër të tjera thotë se, situata në Greqi sipas shumë faktorëve vlerësohet si e “pashpresë”.

Investitorët do të vijnë në këtë vend kurrë vlera e letrave me vlerë do të jetë jashtëzakonisht e ulët, nënvizon shefi i komisionit special evropian për Greqinë.

“Ata megjithatë do ta bëjnë atë vetëm nëse janë të sigurtë se nuk do të ketë zvogëlim të kursit”, sqaroi ai.

Sipas tij, deri më tani përpjekjet e ndërmarra që t’i ndihmohet Greqisë ishin mjaft të pavendosura.

“Nga pikëpamja e sotme është e qartë se ndihma nuk ishte aq e madhe dhe nuk është dhënë aq shpejtë sa ishte e domosdoshme”, theksoi Horst Reichenbach.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)