Rehn: Pranimi i Greqisë në euro, gabim i madh
Bruksel, 8 prill - Komisioneri evropian për ekonominë Oli Rehn deklaroi në stacionin televiziv finlandez se eurozona duhet të forcohet përpara se të zgjerohet, për të shmangur krizat e ardhshme financiare.
Aftësia e zonës së euros për të vepruar duhet të përmirësohet në masë të madhe para se ajo të mund të zgjerohet në mënyrë të konsiderueshme, tha ai.
Rehn tha gjithashtu se hyrja e Greqisë në eurozonë, ishte një gabim i madh.
Unë nuk do përmend emra dhe nuk do kritikoj askënd, por fakti që Greqia mundi të bashkohet me eurozonën në vitin 2001, ishte ndoshta që atëherë, një gabim i madh, tha ai.
Ndërkohë, Komisioneri Evropian sqaroi se Lituania, Letonia dhe Polonia janë kandidate për anëtarësim në bashkimin monetar, por duket se 3 vendet do të qëndrojnë për një kohë të mjaftueshme në listën e pritjes.