Rehn: Portugalia mund ta kapërcejë krizën
Bruksel, 27 mars - Komisioneri i lartë i Bashkimit Europian për çështjet ekonomike, Oli Rehn thotë se Portugalia mund të evitojë kredinë nga Bashkimi Europian për të kapërcyer problemet financiare.
Duke komentuar situatën në Portugali, Rehn tha se partitë politike duhet të arrijnë një marrëveshje për uljen e menjëhershme të defiçitit publik.
Sipas Komisionerit, zgjidhja më e mirë për Portugalinë është miratimi i planit të hartuar nga qeveria në bashkëpunim me Bashkimin Europian.
Kriza financiare që po kalon Portugalia po shoqërohet edhe me krizë politike. Pak ditë më parë, kryeministri i vendit, Sokrates tha dorëheqjen pasi parlamenti nuk miratoi planin e hartuar nga qeveria.