Rehn: Këmbimi i borxhit grek duhet të zhvillohet pa ndërprerje
Bruksel, 8 mars - Operacioni i fshirjes së një pjese të borxhit grek, rezultatet e të cilit do të bëhen të ditura nesër, duhet të zhvillohet pa ndërprerje, konfirmoi komisioneri evropian i Çështjeve ekonomike dhe Financiare Olli Rehn në një intervistë për të përditshmen Le Figaro.
Pas informacioeneve që kemi marrë, këmbimi i borxhit duhet të bëhet pa ndërprerje, sepse operacioni ngjall interes financiar për sektorin privat, deklaroi anëtari i Komisionit Evropian për të përditshmen franceze.