Rehn: Greqisë duhet t'i japim këstin e ardhshëm
Bruksel, 27 nëntor - "Greqisë duhet t'i japim këstin e ardhshëm, sepse ky shtet e përmbushi atë që kërkuam", deklaroi të hënën komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikën Ekonomike dhe Monetare, Olli Rehn para takimeve bilaterale me ministrat e Financave të vendeve anëtare të eurozonës ku temë kryesore është stabilizimi i borxhit grek dhe ndihma e re për ekonominë greke.
Rehn kërkon që Greqia t'i marrë 31,5 miliardë eurot për të shmangur falimentimin.
"Tani është koha që Eurogrupi dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ta përmbushin atë që pritet", theksoi Rehn.