12 Janar 2025

Rehn: Eurozona ose do të forcohet ose do të shpërbëhet

Helsinki, 25 nëntor - Komisioneri evropian për çështjet ekonomike dhe monetare, Olli Rehn, deklaroi nga Helsinki se kriza e zonës euro e ka vendosur bashkimin monetar evropian në një pozicion kritik, ku ai mund të shpërbëhet ose, në të kundërt, të dalë nga kjo situatë më i fortë.

“Ne kemi përpra nesh ose një shpërbërje të ngadaltë të zonës euro, ose një forcim domethënës të bashkimit monetar”, deklaroi Rehn përpara mediave.

Sipas tij, duhen “marrë pa vonesë vendime kurajoze dhe të prera” gjatë takimeve të zonës euro në Bruksesl më 29 nëntor.

Sipas Rehn për të kapërcyer krizën, duhet stabilizuar dhe forcuar unionin, por duhen korrigjuar gjithashtu çekuilibret.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)