Rehn: Çelësi për dalje nga kriza është në duart e Greqisë
Bruksel, 25 shkurt - Çelësi për dalje nga kriza është në duart e Greqisë, por me kusht, nëse shteti vazhdon me programin për konsolidimin financiar, deklaroi eurokomisioneri i Bashkimit Evropian për Çështjet Financiare dhe Monetare, Olli Rehn.
\'\'Recesioni më i thellë nga ai që pritej në ekonomi dhe shkalla e lartë e papunësisë në Greqi është për shkak të destabilitetit politik si dhe të moszbatimit të programit për reformat strukturore\'\', theksoi Rehn.
Komisioni Evropian parashikon se këtë vit recesioni në Greqi do të jetë 4,4 për qind, ndërsa rritje ekonomike vendi do të ketë vitin e ardhshëm, kur pritet një rritje e Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 0,6 për qind.
Sipas parashikimeve shkalla e papunësisë në Greqi këtë vit do të jetë 27 për qind, ndërsa në vitin 2014 pritet një rënie e vogël në 25,7 për qind.