Regjistrohen mbi pesë mijë biznese, kurse shuhen 909
Prishtinë, 18 shtator - Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve Kosovare (ARBK) ka njoftuar se nga 1 janari deri më 30 qershor 2015 janë regjistruar gjithsejtë 5 182 biznese, ndërsa janë shuar 909.
Biznese individuale gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 3 888, ndërsa janë shuar 846. Ortakëri të Përgjithshme janë regjistruar 46 biznese, kurse shuarje 15. Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar janë regjistruar 1 204 biznese, ndërsa shuarje 42. Shoqëri Aksionare janë regjistruar 9 biznese dhe shuarje 0. Kompani të Huaja-Degë në Kosove janë regjistruar 28 dhe shuar 9. Kooperativa Bujqësore janë regjistruar 6 dhe shuarje 0, është thënë në njoftimin e ARBK-së.
Po ashtu, ARBK-ja ka njoftuar se është aprovuar Udhëzimi Administrativ (MTI) për Përcaktimin e Taksave për Shërbimet e Ofruara nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve. Me këtë udhëzim është bërë zvogëlimi dhe eliminimi i shumicës së taksave dhe pagesave për shërbimet e ofruara nga ky institucion shtetëror. Gjithashtu, në sektorin e pengut për këtë periudhë janë bërë 26 900 regjistrime të pengut, është thënë në njoftimin e ARBK-së.