15 Nëntor 2024

Regjistrohen gjithsej 2 896 ndërmarrje

Prishtinë, 3 maj -  Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet në Kosovë për TM1 2016, mbi bizneset e reja të regjistruara në Agjencionin për Regjistrim të Bizneseve në Kosovë (ARBK).

 

Në tremujorin e parë të vitit 2016 janë regjistruar gjithsej 2 896 ndërmarrje.

Krahasuar TM1 2016 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak TM1 2015 vërehet një rritje prej 12.2% e ndërmarrjeve të reja. Po ashtu, ka rritje për 16.8% të ndërmarrjeve të reja edhe nëse e krahasojme TM1 2016 me TM4 2015.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: tregtia me 820 ndërmarrje të reja (28.3%); prodhimi me 343 ndërmarrje të reja (11.8%); bujqësia, pylltaria dhe peshkataria me 261 ndërmarrje të reja (9%); ndërtimtaria me 254 ndërmarrje të reja (8.8%); akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 249 ndërmarrje të reja (8.6%); aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 183 ndërmarrje të reja (6.3%); transport dhe ruajtje me 151 ndërmarrje të reja (5.2%); aktivitetet e shërbimeve të tjera me 134 ndërmarrje të reja (4.6%); ndërsa, aktivitetet e tjera marrin pjesë në shkallë më të vogël.

 

Kategorinë e numrit të të punësuarve nga 1-4 (të punësuar) përbën rreth 2 805 ndërmarrje apo 96.9% të ndërmarrjeve të reja; kategoria me 5-9 të punësuar me 63 ndërmarrje të reja (2.2%); kategoria me 10-19 të punësuar me 23 ndërmarrje të reja (0.8%); kategoria me 20-249 të punësuar me 5 ndërmarrje të reja (0.2%); ndërsa në kategorinë tjetër (250+) nuk është asnjë ndërmarrje e regjistruar në këtë tremujor.

 

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të reja në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor mbizotëron Prishtina me 671 ndërmarrje të reja (shprehur në përqindje 23.2%); Prizreni me 211 ndërmarrje të reja (7.3%); Ferizaj me 204 ndërmarrje të reja (7.0%); Peja me 169 ndërmarrje të reja (5.8%); Gjilani me 153 ndërmarrje të reja (5.3%); Mitrovica me 138 ndërmarrje të reja (4.8%); Gjakova me 122 ndërmarrje të reja (4.2%); ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë këtij tremujori.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)