Regjistrohen 2504 ndërmarrje të reja
Prishtinë, 11 gusht - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se gjatë tremujorit të dytë të vitit 2013, gjithsej janë regjistruar 2504 ndërmarrje, ndërsa në tremujorin paraprak kanë qenë 3101, që vërehet një rënie në mes tremujorëve për 597 ndërmarrje, apo 19.3 përqind më pakë ndërmarrje të regjistruara në këtë tremujorë.
Agjencia e Statistikave të Kosovës, në publikimin e Repertorit Statestikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë, ka njoftuar se ka rënie prej 8.5% e bizneseve të reja vërehet krahasuar edhe me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak.
Aktivitetet ekonomike më të preferuara edhe gjatë këtij tremujori ishin: tregtia me 793 ndërmarrje (31.7%), pasuritë e patundshme dhe dhënia me qira me 322 (12.9%), industria përpunuese 278 (11.1%), hotelet dhe restorantet me 245 (9.8%), aktivitetet tjera shoqërore dhe personale 224 (8.9%), ndërtimtaria me 223 (8.9%), transporti, depot dhe telekomunikacioni me 175 ndërmarrje (7.0%), bujqësia, gjuetia dhe pylltaria 149 (6.0%), ndërsa aktivitetet tjera marrin pjesë në shkallë shumë të vogël, thuhet në raport.
Kategoria e numrit të punësuarve nga 1-4 të punësuar përbën rreth 2428 ndërmarrje apo 97.0% të ndërmarrjeve të reja, kategoria me 5-9 me 58 (2.3%), kategoria me 10- 19 me 13 (0.5%), kategoria me 20-49 me 3 ndërmarrje (0.1%), kategoria me 50-49 me vetëm 2 ndërmarrje, ndërsa në kategorinë e fundit me 250 e më shumë të punësuar nuk është asnjë ndërmarrje e re e regjistruar në këtë tremujorë.
Sa i përket shtrirjes së ndërmarrjeve të reja nëpër komuna edhe në këtë tremujorë mbizotëron Prishtina me 681 sosh me 27.2%, Prizreni dhe Ferizaj kanë numër të njëjtë me nga 196 (7.8%), Gjilani me 147 (5.9%), Peja me 131 (5.2%), Mitrovica me 119 (4.7%), Gjakova me 109 (4.3%), ndërsa komunat tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të reja gjatë këtij tremujori, thuhet në publikimin e Repertorit Statestikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë.