22 Dhjetor 2024

Regjistrimi i popullsisë nevojë dhe domosdoshmëri për zhvillim

Prishtinë, 21 tetor - Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë së bashku me Agjencinë e Statistikave të Kosovës organizon sot diskutimin e parë publik lidhur me Regjistrimin e popullsisë si nevojë dhe domosdoshmëri për zhvillim.

Si shumë vende në Evropë dhe Azinë Qendrore, Kosova po përballet me ndryshime të shpejta demografike: njerëzit kanë më pak fëmijë dhe jetojnë më gjatë, dhe shumë largohen nga vendet e tyre për të kërkuar mundësi diku tjetër.

Shoqëritë po plaken dhe, në shumë raste, po bëhen më të vogla, veçanërisht në Evropën Lindore, ku nivelet e ulëta të fertilitetit shoqërohen nga nivelet e larta të migrimit të jashtëm.

Duke u mbështetur ne Programin e UNFPA-së për Reziliencë Demografike, i cili synon të forcojë kapacitetin e vendeve për t'iu përgjigjur ndryshimeve të thella demografike që po përjeton rajoni, UNFPA dëshiron të fillojë diskutimin me aktorë të ndryshëm në Kosovë se si t'i përgjigjet trendeve demografike si fertilitetiti i ulët, popullsia. plakja, dhe emigracioni dhe efektet e tyre në ekonomi, sisteme sociale dhe shërbime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)