30 Janar 2025

Reformimi gjyqësor krijon ambient për zhvillim ekonomik

Prishtinë, 13 shkurt - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në takimin e nëntë të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, në të cilin për veç tjerash si pikë e diskutimit ishte edhe “Reforma e sistemit gjyqësor në Kosovë – Ndikimi që mund ta ketë kjo reformë në proceset ekonomike”.

Me këtë rast, Ministri Kuçi tha se njëri nga qëllimet kryesore të reformimit gjyqësor është edhe krijimi i një ambienti sa më të përshtatshëm për zhvillim ekonomik. Kuçi tha se me reformim gjyqësor do të rritet efikasiteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve, ku do të ketë efikasitet edhe në zgjedhjen e problemeve në aspektin ekonomik.

Ai tha se ndikim pozitivë do të ketë edhe hartimi i një numri të madh të ligjeve ku një pjesë e këtyre ligjeve kanë të bëjnë drejtpërdrejt me sistemin ekonomik, duke përmendur Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve, Ligjin për Procedurat Përmbarimore etj.

Ministri Kuçi si pjesë të reformës gjyqësorë që do të ndikojë pozitivisht në proceset ekonomike ka thënë se është edhe ndihma në themelimin e arbitrazhit, themelimi dhe funksionalizimi i sistemit noterial dhe ndërmjetësimit, përmbaruesit privat etj.

Ministri Kuçi tha se hap tjetër i rëndësishëm i mbështetjes së ekonomisë nga drejtësia, është krijimi i departamentit të veçantë për çështje ekonomike në të gjitha gjykatat themelore të Republikës së Kosovës, që sipas tij do të ndikojnë në trajtimin sa më të shpejt dhe më efikase të çështjeve ekonomike.

Me tej, Ministri tha se me ndryshimin e Ligjit për gjykata që pritet të ndodh brenda këtij viti, në kuadër të Gjykatës Themelore të Prishtinës, do të themelohet një departament i veçantë për shqyrtimin e lëndëve që kanë të bëjnë me investimet e huaja.

Në fund të fjalës së tij, ai tha se, si Ministër i Drejtësisë është i hapur në propozimin e ligjeve dhe politikave të drejtësisë, me qëllim të ndihmohet zhvillimi ekonomik i Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)