18 Nëntor 2024

Reformat strukturore nxit rritjen e vazhdueshme ekonomike

Washington, 11 prill - Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore do të zhvillojnë më 11 prill në Uashington konferenca vjetore të pranverës të fokusuar te shpejtimi i reformës së strukturës ekonomike për nxitja e rritjes së vazhdueshme, theksuan në konferencën e përbashkët të shtypit, shefja e FMN-së Christine Lagarde dhe drejtori i Bankës Botërore Jim Yong Kim.

Në raportin mbi \"Parashikimin e ekonomisë globale\" që është publikuar nga FMN-ja theksohet se sivjet rritja ekonomike globale do të jetë 0.1 deri 3.6 për qind. Lagarde u shpreh gjithashtu se ekonomia globale po rimëkëmbet, por kjo rimëkëmbje është ende e dobët dhe e ngadalshme.

\"FMN-ja nënvizon se ekonomia globale po rimëkëmbet, por kjo rimëkëmbje është ende e dobët dhe e ngadalshme. Ne jemi të mendimit se ekonomia e globale është e mirë sot, por ajo duhet të jetë më e mirë,\" tha Lagarde.

Drejtori i Bankës botërore Jim Yong Kim u shpreh se energjia e rritjes ekonomike të Kinës, që është njësia e dytë ekonomike e botës, po kthehet nga forma e eksportit në formën e shërbimit dhe të konsumit. Ai shprehu admirimin për reformën strukturore që po zbaton Kina.

\"Megjithëse rritja ekonomike e Kinës është pak e ngadalshme, ne kemi parë se reforma e saj po vazhdon të zhvillohet. Kjo tregon vendosmërinë e Kinës për nxitjen e reformës strukturore.\"

Sivjet, përfaqësues qeverish nga 188 vendeve anëtare do të zhvillojnë diskutime mbi gjendjen tanishme dhe të ardhmen ekonomike e monetare globale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)