18 Nëntor 2024

Reformat në Doganë rezultojnë me rritjen e të hyrave

Prishtinë, 4 qershor - Ministria e Financave, ka vlerësuar se përkushtimi i Qeverisë në reformën e Doganës dhe ATK-së dhe luftimin e ekonomisë joformale përkatësisht evazioni fiskal, ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në përmirësimin e performancës përmes rritjes së të hyrave, luftimin e kontrabandës dhe aktiviteteve të tjera kundërligjore. 


Dogana e Kosovës për herë të parë që nga themelimi, ka arritur shifrën mbi 300 milionë euro të hyra, gjatë pesë mujorit të parë.
 
“Dogana e Kosovës gjatë kësaj periudhe të këtij viti  ka arritur të mbledhë mbi 300 milionë euro, ku nëse krahasohen të hyrat me vitin e kaluar kjo shifër paraqet një rritje prej mbi 17 milionë euro apo shprehur në përqindje tanimë kemi të hyra prej 7% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, thuhet në komonukatën e Ministrisë së Financave. 

Qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht Ministria e Financave për progresin e arritur falënderon stafin e doganës për angazhimin dhe punën e palodhshme profesionale. Gjithashtu, falënderon edhe komunitetin e biznesit dhe qytetaret për informatat e ofruara lidhur me dyshimet për aktivitet kundërligjore si kontrabandimi i mallrave dhe korrupsioni.

“Në këtë drejtim, Qeveria edhe njëherë konfirmon se është e përkushtuar të mbështes Doganën në procesin e përmbylljes së reformës së saj që do të rezultojë me luftimin më efikas të ekonomisë joformale, si dhe duke krijuar kushte të barabarta dhe fer për aktivitetin e bizneseve,  me ç’rast do të rriten edhe më shumë të hyrat buxhetore”, thuhet në komunikatë.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)