Reformat ekonomike në Azi, pikë kyçe për rritjen globale
New Delhi, 13 mars - Drejtoresha e Përgjithshme e Fondit Ndërkombëtar Monetar (FMN), Christine Lagarde tha se Azia është rajoni më dinamik në rang global, por reformat e strukturuara janë thelbësore.
Azia përfaqëson tashmë 40 për qind të ekonomisë globale dhe pritet të gjenerojë gati dy të tretat e rritjes në katër vitet e ardhshme, referuar Lagarde, e cila shpalosi këtë qëndrim në një konferencë në kryeqytetin indian në prani të kryeministrit Narenda Modi.
Duke marrë në konsideratë rolin e rëndësishëm ekonomik, duhet të ndërmarrim gjithçka për dinamizmin aziatik në interes të veçantë për mbarë botën, vijoi shefja e FMN-në.
Ndërsa ekonomia globale po përballet me sfida të tilla, si ngadalësimi i rritjes ekonomike kineze, me një vlerësim mjaft të fortë të dollarit amerikan, zhvlerësimin e çmimit të naftës, Brazilin dhe Rusinë në vështirësi), është thelbësore që vendet aziatike të zbatojnë reforma strukturore për të stimuluar konkurrencën dhe punësimin si dhe për të ofruar një rritje ekonomike më të mirë në të ardhmen, shtoi Lagarde.