Reformat e propozuara nga Monti fuqizojnë ekonominë italiane
Romë, 25 shtator - Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, Hoze Angel Gurria vlerësoi reformat ekonomike të propozuara nga kryeministri italian Mario Monti, duke thënë se ato kanë ndihmuar në fuqizimin e ekonomisë së vendit.
Gurria i bëri komentet në fillim të një konference për reformat strukturore të ekonomisë.
Ai Gurria tha se reformat në Itali kishin ndihmuar në krijimin e themeleve për një Itali më të fortë, më kompetitive, bazuar mbi parime të drejta.
Italia, ekonomia e tretë më e madhe evropiane, ka një prodhim të përgjithshëm bruto prej 1,58 trilionë Euro.
Kryeministri italian Monti tha në konferencë se politikat e tij provuan se rritja e taksave dhe masat e ashpra ekonomike të vendit kishin qenë masat e duhura për ta shpëtuar vendin nga kriza e broxheve.
Javën e kaluar, qeveria italiane tha se priste që ekonomia të tkurrej me 2,4, për qind në vitin 2012, dyfishi i një parashikimi të mëparshëm.
Zoti Monti tha se megjithë parashikimet, prirja e ekonomisë italiane për gjysmën e dytë të vitit 2013 është pozitive.