Reformat e procesit buxhetor në programin e qeverisë
Prishtinë, 26 prill - Ministri i Financave, Bedri Hamza kanë marrë pjesë sot në konferencën njëditore me temën Praktikat e Buxhetit Komunal, të organizuar nga projekti Iniciativat për Zhvillim dhe Stabilitet Fiskal në Kosovë (GFSI)-USAID , nën patronazhin e Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Administrimit të Pushteti Lokal ( MAPL).
Ministri Bedri Hamza, gjatë kësaj konference duke folur për rëndësinë dhe përkushtimin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës ndaj zhvillimit të reformave në menaxhimin e financave publike, inkurajoj kryetarët e Komunave dhe drejtorëve të buxheteve komunale për vazhdimin e bashkëpunimit për arritjen e sukseseve më të mëdha në këtë nismë gjithëpërfshirëse.
Dëshiroj ta shfrytëzoj këtë mundësi që të theksoj se reformat e përgjithshme të procesit buxhetor janë fuqishëm të përfshira në programin e qeverisë për përmirësimin e menaxhimit të financave publike. Iniciativa e jonë aktuale është e përqendruar rreth vazhdimit të zbatimit të qasjes së Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) për komunat, shtoi Ministri Hamza.
Me këtë rast, Ministri Hamza, falënderoj partnerin strategjik USAID për mbështetjen e vazhdueshme për nisjen e masave të reformave drejt forcimit të mëtejme të qasjes së Kornizës Afatmesme Buxhetore Komunale (KAB Komunale) gjatë ciklit të ardhshëm të zhvillimit të buxhetit.
Në Konferencë, u prezantua Raporti i Vlerësimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore Komunale e përgatitur nga projekti GFSI-USAID dhe masat e hapat e mëtejmë për vazhdimin e reformës me qëllim të përforcimit të qasjes së (KAB Komunale).
Të pranishëm në Konferencë ishin edhe Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës dhe Ministri i Administrimit të Pushteti Lokal, z. Slobodan Petroviç, përfaqësuesi i USAID-it, z. Greg Olson, Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës dhe Drejtorët komunalë të Drejtorive për Buxhet dhe Financa .