Reforma të papritura ekonomike në Kubë
Havana, 28 gusht - Qeveria e Kubës paralajmëroi reforma të parpritura ekonomike. Nga njëra anë investitorët e huaj mund të marrin me qira për 99 vitet e ardhshme pronat shtetërore të Kubës.
Nga ana tjetër kubanezët kanë të drejtë që të kultivojnë dhe të shesin vet pemë dhe perime. Këto dy masa do të hyjnë në fuqi menjëherë.
Presidenti Raul Kastro zbuti kështu kontrollin e qeverisë ndaj ekonomisë së vendit. Në këtë mënyrë qeveria komunsite provon të vijë deri tek burimet e reja financiare.