01 Nëntor 2024

Reforma ligjore e planifikimit hapësinor të Kosovës në qorrsokak

Prishtinë, 9 nëntor - Organizata Jo Qeveritare EC Ma Ndryshe do të bejë sot prezantimin e hulumtimit “Reforma ligjore e planifikimit hapësinor të Kosovës në qorrsokak?!”.

Të gjeturat dhe rekomandimet e hulumtimit mbi proceset e planifikimit hapësinor në nivel komunal dhe sfidat mbi zbatimin e ligjit për planifikim hapësinor në Kosovë do të diskutohen në panel të përbërë nga përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës; Asociacioni i Komunave të Kosovës, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Të ftuar në këtë ngjarje janë përfaqësues të grupeve të komunitetit, organizatave të shoqërisë civile, institucioneve lokale dhe qendrore, komunitetit profesionist dhe mediave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)