Reforma fiskale një nga indikatorët për krijimin e vendeve të punës
Prishtinë, 13 shkurt - Shpend Balija Kryetar i Këshillit të Investitorëve Evropian thotë se mënyra më e sigurtë për të krijuar vende të reja të punës është përmes reformave me ndikim pozitiv në sektorin privat.
I pyetur se sa janë të arsyeshme premtimet rreth krijimit të 25,000 vendeve të reja të punës, Balija thotë se Parashikimi i saktë i numrave është gjithnjë e vështirë por se një gjë është e sigurtë se sektori privat duhet të jetë gjeneruesi kryesor i këtyre punësimeve por gjithsesi këtu ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm Qeveria e cila duhet krijuar një ambient të favorshëm, të barabartë dhe kompetitiv në mënyrë që bizneset vendore dhe ato ndërkombëtare të kenë mundësi që të rrisin aktivitetet e tyre afariste.
Për më shumë Balija konstaton se reformat të cilat do të ndërmerren në pakon e re fiskale sigurisht që do të kenë një impakt të konsiderueshëm pozitiv në gjenerimin e vendeve të reja të punës.
Duke u bazuar në faktin se tani janë shtuar edhe një numër i madh i masave të reja në pakon fiskale, kjo bën që reformat të jenë më gjithpërfshirëse dhe këto reforma shërbejnë si një indikatorë mjaftë i rëndësishëm dhe real i parashikimit të rritjes ekonomike dhe përkatësishtë krijimit të vendeve të reja të punës.