14 Nëntor 2024

Reforma fiskale ka krijuar ambient të mirë për biznesin

Prishtinë, 6 qershor - Ministri i Financave Avdullah Hoti, ka deklaruar të hënën se reformat në fushën fiskale që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në këto dy vitet e fundit, përveç që kanë krijuar një ambient dhe insentiva të mira për zhvillimin e biznesit, ato kanë ndikuar edhe në gjenerimin më të mirë të të hyrave.

Këto komente Ministri Hoti i bëri në forumin “Tregtia dhe investimet në Kosovë - Treg me mundësi të mëdha”, të organizuar nga Oda Ekonomike Austriake, i cili po mbahet në Vjenë, ku po ashtu tha se Kosova ka një sistem të thjeshtë dhe me norma të ulëta tatimore. Në këtë forum po marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i afaristëve dhe kompanish austriake si dhe përfaqësues të kompanive kosovare.

Sa i përket reformës fiskale ministri Hoti tha se Qeverisë e Kosovës, përmes ndryshimit të pakos fiskale ka bërë të mundur që sistemi ynë tatimore njëkohësisht të jetë mbështetës për sektorin privat por edhe ende të gjenerojë të ardhurat e nevojshme për të financuar aktivitetet thelbësore të qeverisë.

Ministri Hoti përmendi veprime konkrete që Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë për të nxitur zhvillimin e sektorit privat, siç është lirimi nga pagesa e TVSH-së e të gjitha makinerive që do të  përdoren për prodhim, lirimin nga TVSH-ja e të gjitha pajisjeve të IT-së, është bërë thjeshtësimi i procedurave dhe shkurtimi i kohës së rimbursimit të TVSH-së.

Një reformë tjetër të cilën e kanë nisur autoritet kosovare, e që e ka mbështetjen edhe të FMN-së është procesi i unifikimit të ATK-së dhe Doganës së Kosovës.

Kur jemi të borxhi publik, Ministri Hoti tha se Kosova përballet me nivel të ulët të borxhit publik, dhe ky  është një rast i mirë që do të na mundësoj në të ardhmen financimin e projekteve të ndryshme.

Një sukses tjetër i arritur nga Qeveria e Kosovës, e që do të ndikoj drejtpërdrejt në rritjen e besimit të investitorëve të huaj për të investuar në Kosovë, por edhe bizneseve kosovare qasje në tregun evropian është fillimi i zbatimit të MSA-së në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Një pikë tjetër, pa të cilën reformat e ndërmarra nuk do të ishin të plota, dhe të cilës i kemi kushtuar kujdes të veçantë është rritja e transparencës dhe përgjegjësisë në mënyrën se si menaxhohet paraja publike në vend.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)